Llapi ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme të dielën në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas fitores 1:0 në Suharekë ndaj Ballkanit, Llapi tani i ka 39 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy pikë më shumë i kanë Dukagjini dhe Drenica, që janë në vendin e gjashtë dhe të shtatë. Llapi është larguar nga pozita e parafundit që dërgon në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë. I ka pesë pikë më shumë se Ferizaj i nënti.
Ballkani mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, tetë më pak se Drita lidere.
Golin e vetëm në Suharekë e shënoi Arbnor Ramadani.
Kapiteni i Llapit realizoi supergol në minutën e 75-të, me vollej-gjuajte.
Në minutën e dhjetë të shtesës, Ballkani kërkoi penallti për ndërhyrjen e Fiton Ademit në Bajram Jashanicën. Por, gjyqtari Genc Nuza nuk dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe e mbylli ndeshjen. Pati protesta te suharekasit.
Supergol i Arbnor Ramadanit
Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në minutën e 75-të me supergolin e Arbnor Ramadanit.
Ramadani me vollej-gjuajtje e mposhti portierin slloven, Adnan Goluboviq
Ballkani – Llapi, baras pas pjesës së parë
Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras pas pjesës së parë.
Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndërsa i takon xhiros së 32-të të Superligës.
Suharekasit patën rast të mirë shënimi në pjesën e parë.
Toni Domgjoni e qëlloi shtyllën.
Ballkani po lufton për titull, ndërsa Llapi për mbijetesë.
