Ballkani është kthyer në lojë ndaj Malishevës me gol të minutës së 87-të.
Realizator për 3:2 ishte Almir Kryeziu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTjetër goditje për Ballkanin, Malisheva shënon golin e tretë
Malisheva e ka shënuar golin e tretë ndaj Ballkanit.
Golin për 3;1 në minutë ne 82-të e shënoi realizatori i golit të parë, Etnik Brruti.
Malisheva shënon tjetër gol, në epërsi ndaj Ballkanit
Malisheva ka shënuar tjetër gol ndaj Ballkanit. Golin për 2:1 e shënoi Diatta Assane në minutën e 59-të.
Etnik Brruti shënon golin e barazimit për Malishevën
Etnik Brruti ka shënuar golin e barazimit për Malishevën ndaj Ballkanit.
Brruti shënoi nga penalltia në minutën e 56-të.
Rezultati aktual i ndeshjes Malisheva – Ballkani është 1:1.
Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli ndaj Malishevës.
Ndeshjen që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, Ballkani është duke e fituar 1:0.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi mesfushori Giovanni, në minutën e 15-të.
Ballkani në epërsi
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Golin e epërsisë së Ballkanit e shënoi mesfushori Giovanni, në minutën e 15-të.
Ndeshja i takon xhiros së 29-të.