Dukagjini i Klinës dhe Ballkani i Suharekës kanë luajtur baras pas pjesës së parë, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Dukagjinin shënoi Elton Basriu në minutën e 23-të, ndërsa Ballkani i barazoi shifrat në minutën e 36-të.
Ballkani nga minuta e 28-të luajti pa mesfushorin Albert Diene, që u përjashtua me të kuq.
Ballkanit para se ta pranonte golin, iu anulua një gol i Almir Kryeziut, për pozitë jashtë loje.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales në Suharekë u mbyll 3:0 në të mirë të Dukagjinit, skuadrës që udhëhiqet nga trajneri Arsim Thaqi.