Futboll

Bardghji: Shpresoj ta kaloj gjithë karrierën te Barça

Roony Bardghji

Talenti Roony Bardghji debutoi me gol te skuadra e Barcelonës në ndeshjen miqësore të zhvilluar të dielën e kaluar ndaj Vissel Kobes. 

19-vjeçari, Bardghji, që ka pasaportë të Suedisë te Barça, u transferua nga Copenhageni për 2.5 milionë euro. Me gjigantin katalunas nënshkroi kontratë deri në vitin 2029.

Sulmuesi në një intervistë të premten, për faqen zyrtare të Barçës, shprehi dëshirë që gjithë karrierën ta kalojë te gjiganti spanjoll. 

“Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të jem këtu, kështu që shpresoj të qëndroj për shumë vjet, ndoshta për të gjithë karrierën time, nëse është e mundur. Ditët e para kanë qenë të pabesueshme. Ekipi po kujdeset shumë për mua dhe po e shijoj çdo ditë këtu si lojtar i Barçës. Gjithmonë kam qenë tifoz i Barçës, kështu që gjithmonë jam stërvitur duke menduar se një ditë do të mund të luaja këtu. Stili i lojës së Hansi Flickut më përshtatet shumë mirë”, u shpreh sulmuesi i talentuar. 

Bardaghji me Copenhagenin i zhvilloi 84 ndeshje dhe kontribuoi me 15 gola dhe një asistim. 

Me Përfaqësuesen U21 të Suedisë, Bardghji, i ka luajtur nëntë ndeshje dhe i ka realizuar dy gola.