Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

Enis Bardhi

Enis Bardhi

Enis Bardhi ka shënuar gol dhe ka bërë asistim në fitoren e Maqedonisë së Veriut.

Të dielën mbrëma në Shkup, Maqedonia e Veriut fitoi 5:0 ndaj Lihtenshtajnit, në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitoren e ndihmoi edhe Liridon Qamili, që shënoi po ashtu gol.

Bardhi, Isnik Alimi dhe Ezgjan Alioski startuan te Maqedonia e Veriut. Alioski asistoi për Qamilin.

Në pjesën e dyte pos Qamilit u aktivizua edhe Reshat Ramadani.

Për Maqedoninë e Veriut është fitorja e tretë në Grupin J. Ka edhe dy barazime. Me 11 pikë është fuqishëm në garë për kualifikim në Botëror.