Futboll

Bayerni konfimon mungesën disa javëshe të Neuerit

Manuel Neuer

Kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, u lëndua në barazimin 2:2 kundër Mainzit të dielën dhe d otë mungojë për disa javë.

Portieri 39-vjeçar ka pësuar lëndim muskulor në muskulin e këmbës së djathtë, ka njoftuar të hënën klubi gjerman.

Ai do të humbë ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Heidenheimit të dielën e ardhshme. Nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjet në janar.