Futboll

Bayerni nis bisedimet për Nkunkun

Cristopher Nkunku i Chelseat

Foto: Associated Press

Bayern Munichu ka nisur bisedimet me Chelsean për sulmuesin Christopher Nkunku, ka njoftuar të premten “TalkSport”. 

Kampioni i Bundesligës e ka kërkuar francezin edhe në muajin janar, por çmimi i kërkuar prej 60 milionë funteve nga Chelsea ishte shumë i lartë. 

Kërkesa e Bayernit është që ta huazojë atë e më vonë ta blejë përfundimisht. 

Chelsea në vitin 2023 e kishte transferuar Nkunkun për 52 milionë funte nga Leipzigu. 

Në Kupën e Botës për Klube, ku Chelsea triumfoi në finale ndaj PSG-së, Nkunku luajti në gjashtë ndeshje dhe e shënoi një gol.  

Në sezonin e kaluar i luajti 48 ndeshje dhe realizoi 15 gola. I pati edhe 5 asistime.