Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bejtullai kthehet te Maqedonia e Veriut

Egzon Bejtullai

Bejtullai kthehet te Maqedonia e Veriut

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, është kthyer te Maqedonia e Veriut.

Ai është përfshirë në listën e selektorit të Maqedonisë së Veriut, Goce Sedloski për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 kundër Danimarkës.

Ndeshja luhet në Kopenhagë më 26 mars.

Për herë të parë ftesë ka marrë shqiptarin Imran Fetai, ndërsa nuk mungojnë edhe Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Bejtullai 32-vjeçar luan në qendër të mbrojtjes. Ai për Maqedoninë e Veriut ka luajtur 27 ndeshje nga viti 2018.

Ndeshjen e fundit për Maqedoninë e Veriut e luajti më 19 qershor 2023 në humbjen 7:0 nga Anglia. Ishte ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

Bejtullai ka luajtur në Euro 2020. U paraqit ndaj Austrisë.