Futboll

Benfica shkarkon trajnerin pas humbjes nga Qarabagu

Bruno Lage

Humbja nga Qarabagu është përjetuar rëndë te Benfica.

Klubi portugez menjëherë ka shkarkuar trajnerin Bruno Lage.

“Dua t’i njoftojë tifozët e Benficas se kemi arritur marrëveshje me Bruno Lage, që më nuk është trajner i Benficas”, ka thënë Rui Costa, president i Benficas.

Benfica pësoi 3:2 në shtëpi nga Qarabagu, të martën mbrëma.

Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Lage pritet të zëvendësohet nga Jose Mourinho.