Etrit Berisha dhe Hackeni suedez ishin fare pranë për të marrë pikët e plota ndaj Rayo Vallecanos së La Ligas spanjolle.
Por, skuadra e portierit nga Kosova pranoi gol në minutën e 13-të të kohës shtesë dhe ndeshja u mbyll 2:2.
Ishte ballafaqimi i xhiros së dytë të fazës së ligës, në Ligën e Konferencës, dhe u zhvillua të enjten mbrëma.
Golin e parë, Berisha e pranoi në minutën e 15-të. Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 93-të.
Hackeni pas dy ndeshjeve ka dy pikë, ndërsa Rayo Vallecano ka katër pikë.