Mërgim Berisha ka vazhduar me formë të lartë në Bundesliga 2.
E ka shënuar golin e dytë në katër ndeshjet e fundit për Kiaserslauternin, ndërsa e ka edhe një asistim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i shënuar të shtunën nga sulmuesi 27-vjeçar ia ka siguruar Kaiserslauternit fitoren 1:0 në udhëtim te Hertha Berlini.
Të dyja skuadrat e synojnë Bundesligën nëpërmjet plejofit.
Hertha e gjashta i ka 47 pikë, një më shumë se Kaiserslauterni në vendin e shtatë.
Berisha realizoi me gjuajtje të saktë nga zona, dy minuta pas pushimit, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82-të.
Portieri Simon Simoni ishte në bankën rezervë te mysafirët.