Skuadra e Barcelonës ka njoftuar për operimin me sukses të mesfushorit Marc Bernal. 17-vjeçari iu nënshtrua operimit pasi pësoi lëndim të rëndë në gjurin e këmbës së majtë në fitoren e Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas.
Ai pritet t’i mungojë Barçës një vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbollisti Marc Bernal i është nënshtruar një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike në gjurin e këmbës së majtë. Periudha e rikuperimit pritet të jetë 12 muaj”, ka njoftuar gjiganti spanjoll.
Bernal ishte startues në tri ndeshjet e para të edicionit 2024/2025 në La Liga.
Ai është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barcelonës.