Futbollisti i FCSB-së, Daniel Birligea ka shpërthyer në lot gjatë intervistës pas fitores ndaj Dritës 3:2. Ai ka thënë se fitorja ndaj Dritës ka qenë e rëndësishme për moralin e ekipit.
Birligea ka thënë se FCSB synon fitore edhe në Prishtinë.
“Ishte pak më e vështirë. Pashë një pjesë të lumturisë që më bëri të qaja. Kishim nevojë për këtë fitore për t'u hapur. Të gjithë vuajtëm pak, ishte e vështirë, por shpresoj që të gjithë të luftojmë dhe t'u sjellim lumturi të gjithëve”, ka thënë Birligea.
