Klubi i njohur brazilian, Botafogo, e ka shkarkuar djalin e selektorit të Brazilit, Carlo Ancelotti, vetëm pesë muaj pasi ai e nisi punën e parë si kryetrajner.
36-vjeçari Davide Ancelotti është lënë i lirë pasi Botafogo nuk ia doli të mbrojë titullin në Copa Libertadores dhe në ligën braziliane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nga Rio de Janeiro e përfundoi kampionatin brazilian në vendin e gjashtë, 16 pikë prapa kampionit Flamengo. Ndërkohë u eliminua nga skuadra nga Ekuadori, Liga de Quito, në një të tetën e finales në Copa Libertadores.
Italiani Davide Ancelotti ka punuar për më shumë se një dekadë me babain e tij. Kishte role të ndryshme te Bayerni, Napoli, Evertoni dhe Real Madridi. Ai është pjesë e stafit të ikonës Carlo Ancelotti te përfaqësuesja e Brazilit.