Brahim Diaz së shpejti do të vazhdojë për dy vjet kontratën me Real Madridin.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, 25-vjeçari është afër nënshkrimit të kontratës të vlefshme deri në vitin 2030.
Brahim Diaz u transferua nga Manchester City në Madrid për 17 milionë euro në fillim të vitit 2019. Por, në Madrid fillimisht nuk pati shumë hapësirë. Ai u huazua te Milani për një kohë. Në edicionin 2024/2025 luajti 52 ndeshje për madrilenët.
Trajneri Xabi Alonso e ka në plan Diazin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’ia vazhdojnë kontratën edhe për dy vjet.