Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka shënuar gol në fundin e ndeshjes për Burnleyn, që të shtunën barazoi në udhëtim te Bournemouthi. Ndeshja u mbyll 1:1, ndërsa shtatlarti i “kuqezinjve” ia siguroi një pikë skuadrës së tij në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premier Leagues.
Për Brojën ishte goli i parë pas afro dy vjetësh në nivel klubesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fundit e kishte realizuar më 6 janar 2024 sa ishte pjesë e Chelseat, në fitoren 4:0 ndaj Prestonit.
Ai gol i Brojës ishte i shënuar në 1/32 e finales së Kupës FA.
Broja të shtunën shënoi në minutën e 90-të, ndërsa në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të.
Goli i fundit i Brojës ishte me Shqipërinë më 14 tetor, në miqësoren e fituar 4:0 ndaj Jordanisë.
Ai në vitet e fundit është ballafaquar edhe me lëndime shumë të rënda, që e lanë jashtë për kohë të gjatë.
Burnley i Brojës po lufton për mbetje në elitë pasi ka grumbulluar vetëm 11 pikë dhe zë vendin e parafundit.