Bersant Celina do të jetë lider i AIK-ut të Suedisë në vitin 2026.
Kontrata e mesfushorit që ka 36 paraqitje me Kosovën, skadon në verën e këtij viti. Por Celina ka thënë se ndihet mirë te kjo skuadër dhe se do të marrë më shumë përgjegjësi.
“100 për qind. Jam njëri prej lojtarëve më të vjetër në ekip, edhe pse nuk jam aq i vjetër në moshë. Por kam shumë eksperiencë dhe dua t’u ndihmoj të rinjve që të bëhen futbollistë më të mirë”, ka deklaruar 29-vjeçari Celina, shkruan “Fotbollskanalen” të premten.