Futboll

Çfarë i tha Xhaka mbrojtësit Hincapie për Arsenalin?

Granit Xhaka - Piero Hincapie

Mbrojtësi Piero Hincapie, të hënën kompletoi huazimin tek Arsenali nga Bayer Leverkuseni. Por Hincapie kishte marrë një mendim nga Granit Xhaka para se të merrte vendimin për t’iu bashkuar Arsenalit. 

23-vjeçari luajti dy vjet së bashku me Xhakën te Leverkuseni. Së bashku fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.

“E pyeta për Arsenalin në një moment. Ai foli për mrekullitë e klubit dhe se si ndihej gjatë kohës që ishte këtu. Më pëlqeu shumë biseda që patëm në atë moment, dhe nuk ishte e kohëve të fundit. Ai më dërgoi një mesazh së fundi megjithatë, ai gjithmonë fliste mirë për klubin dhe gjithçka që kaloi këtu. Ai ishte një kapiten i shkëlqyer”, ka thënë Hincapie në intervistën dhënë për klubin londinez.

“Topçinjtë” e kanë huazuar mbrojtësin me mundësi blerjeje për rreth 50 milionë euro.

Xhaka dhe Hincapie do të jenë kundërshtarë në Premier League. Xhaka u largua nga Leverkuseni dhe iu bashkua Sunderlandit këtë verë.