Trajnerja e skuadrës Seattle Reign, Laura Harvey, ka bërë të ditur se e ka përdorur Inteligjencën Artificiale për t’u konsultuar me taktikat që do t’i përdorë.
Dhe kjo metodë e saj ka dalë e suksesshme.
Ajo qëkur nisi së përdoruri “ChatGPT”, nga vendi i parafundit në sezonin e kaluar, e ka dërguar skuadrën në plejofin e këtij viti në elitën e futbollit amerikan.
Harvey është në krye të kësaj skuadre që prej vitit 2021.
Ajo ka bërë edhe pyetje prej më të thjeshtave. Për shembull se me çfarë formacioni të luajë për t’i mposhtur ekipet kundërshtare.
Përgjigjet që i ka marrë kanë qenë të ndryshme, varësisht prej kundërshtarit që e ka pasur përballë.
Teknologjia ia ka preferuar asaj që të luajë me pesë mbrojtëse në formacion, ka raportuar “Goal.com” të shtunën.