Skuadra e Chelseat, rivale e Arsenalit, e ka pritur përfundimin e ndeshjes finale të Championsit mes PSG-së dhe Arsenalit.
PSG-ja fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:3, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSG-ja e fitoi trofeun e dytë rresht të Ligës së Kampionëve, ndërsa Arsenali e humbi finalen e dytë. Të parën e kishte humbur nga Barcelona në vitin 2006, dhe të shtunën, pas 20 vjetësh, u mposht sërish.
Chelsea në rrjetet sociale ka postuar fotografi të trofeut të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Stamford Bridge”.
“Ejani dhe vizitojeni Shtëpinë e Trofeve në Londër. Rezervoni tani vizitën në ‘Stamford Bridge’”, ka shkruar Chelsea, duke ia bashkangjitur postimit edhe dy yje.
Chelsea është fitues i dy trofeve të Ligës së Kampionëve, në edicionet 2011/12 dhe 2020/21.

