Futboll

City i rinovuar nis të mërkurën Kupën e Botës për klube

Manchester City

Kupa e Botës për Klube për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola, Manchester City, nis të mërkurën me ndeshjen kundër Wydad Casablanca të Marokut. Ndeshja luhet nga ora 18:00 në Philadelphia dhe i takon grupit G. 

Ndeshja ndaj ekipit nga Maroku, shënon një fillim të ri për Cityn pas një sezoni zhgënjyes. Pas suksesit në vitet e fundit, duke fituar të paktën një trofe çdo sezon që nga sezoni 2016/2017, City nën drejtimin e Guardiolas, kaloi një sezon sfidues. 

Ekipi anglez u eliminua në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi dhe përfundoi në vendin e tretë në Premier League të Anglisë, shumë larg kampionit Liveproolit.

Vështirësitë nisën pas lëndimit të lojtarëve kyç si Rodri, Mateo Kovaçiq dhe Ruben Dias. Kupa e Botës për Klube paraqet një mundësi për Manchester Cityn për të kthyer vetëbesimin. 

Tani City ndaj ekipit nga Maroku, do të përballet me ekip të rinovuar. Ka transferuar së fundi Rijjani Reijndersin, Rayan Cherkin dhe Rayan Ait-Nourin. 

City dhe Wydadi takohen për herë të parë në një ndeshje zyrtare. Do të jetë po ashtu edhe ndeshja e parë midis ekipeve të Anglisë dhe Marokut.