Kylian Mbappe 23 gola, Vedat Muriqi 21. Të tjerët 15 e më pak.
Shtatë xhiro para fundit të edicionit në La Liga, gara për trofeun e golashënuesit më të mirë pritet të zhvillohet mes superyllit Mbappe dhe yllit të Mallorcas, Muriqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrioritet për Muriqin është ta ndihmojë Mallorcan të mbetet në La Liga, por edhe gara për “Trofeun Pichichi” e motivon. Ky trofe i ndahet golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll.
“Gjithnjë kam thënë se ai nuk është rivali im, pasi Mbappe duket që është nga një botë tjetër. Por nëse vazhdoj kështu deri në fund, qartë se është e mundur”, ka thënë Muriqi pas fitores ndaj Rayo Vallecanos, shkruan të martën “Ultima Hora”.
Kur Dani Guiza i Mallorcas ishte realizatori më i mirë i edicionit 2007/08 në La Liga, ai në këtë pikë të kampionatit kishte 17 gola. Pra më pak se kosovari që ka momentalisht. Guiza kishte shpërthyer me plot dhjetë gola në shtatë ndeshjet e fundit. Dhe përfundoi me 27 gola.
“Kam lexuar diçka për këtë. Ajo që bëri ai është e pabesueshme. Unë i kam 21 dhe nuk e di, sinqerisht. Janë shumë gola. Të flasësh për këtë mund të duket e lehtë, por në fushë është e ndërlikuar. Por mendoj se nëse e barazoj rekordin e Guizas do të jetë e mjaftueshme për të mbetur në La Liga”, ka theksuar Muriqi.
31-vjeçari ka falënderuar Zotin që nuk ka pasur lëndime këtë edicion, ndonëse kishte shumë ndeshje si me Mallorcan ashtu edhe me Kosovën. Ka treguar se ka punuar më shumë në dobësitë fizike që i ka.
“E di si të menaxhoj ngarkesën në punë dhe po ashtu më duhet të falënderoj stafin, që më ka ndihmuar shumë. Ndonjëherë trajnerët më kanë lejuar të pushoj gjatë stërvitjeve. Shtatë ndeshje para fundit frikësohem të flas për lëndimet, por për një lojtar si unë, me peshë 100 kilogramë dhe gjatësi prej 194 centimetra, kthimi nga lëndimi është shumë i vështirë. Dhe e kemi kaluar këtë më parë”, ka thënë Muriqi.
Ai është i vendosur ta përfundojë karrierën te Mallorca, edhe nëse merr oferta gjatë verës.