Futboll

Como me ofertë zyrtare për Moratan e Thiawin

Alvaro Morata

Como dëshiron që t’i transferojë Malick Thiawin dhe Alvaro Moratan nga Milani dhe ka bërë ofertë zyrtare prej 40 milionë eurove, përfshirë dhe bonuset.

Como është përmirësuar shumë nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Cesc Fabregas, ndërsa synon të përforcohet edhe më shumë për kampanjën e ardhshme.

“Azzurrët” i kanë ofruar mbrojtësit Thiaw kontratë prej 4 milionë eurove në sezon, ndërsa tani po punojnë për ta finalizuar edhe transferimin e sulmuesit spanjoll.

Morata në sezonin e kaluar luajti te Galatasaray, ndërsa huazimi nga Milani i skadon më 1 janar të vitit të ardhshëm. Për një transferim të mundshëm te Como, Milani duhet ta marrë edhe aprovimin e skuadrës turke.