Cristiano Junior, i njohur si Cristianinho, e ka shënuar golin e parë për Portugalinë U16 në fitoren 3:0 ndaj Uellsit, ka shkruar mediumi spanjoll “AS” të shtunën.
Djali i madh i superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, debutoi ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të “Federation Cup” në Antalia të Turqisë, ndërsa në ndeshjen e dytë realizoi menjëherë.
Golin ndaj Uellsit e shënoi pak para pushimit mes pjesëve.
Ai u asistua nga Carlos Moita.
Ai ishte asistues edhe në golin e dytë të shënuar nga Rafael Cabral. Cabral e realizoi edhe golin për 3:0, në fitoren e dytë të portugezëve në turne.