Klubi saudit Al-Nassr bëri përpjekje të mëdha për të siguruar shërbimet e lojtarit spanjoll, Marc Cucurella. Por ofertat e tyre nuk patën sukses. 27-vjeçariu ka refuzuar sauditët. Ai dëshiron të qëndrojë te Chelsea. Me klubin nga Londra, kampioni i Evropës me Spanjën, ka kontratë deri në vitin 2028.
Chelsea pritet t’i ofrojë kontratë të re futbollistit spanjoll.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur rregullisht nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca e po ashtu ka luajtur rol të rëndësishëm edhe te Spanja.
Tre vjet më parë, Cucurella u transferua nga Brightoni te Chelsea për 65 milionë euro.