Dinamo e Tiranës e ka fituar Superkupën e Shqipërisë në futboll.
Dinamo drejtohet nga trajneri Ilir Daja, që ka shkruar histori në futbollin kosovar me Ballkanin e Suharekës.
Dinamo në finale e mposhti kampionen, Egnatian, me rezultatin, 3:1, të dielën mbrëma.
Flamur Ruçi e kaloi në epërsi Egnatian në minutën e tetë.
Dinamo shifrat i barazoi në minutën e 54-t me golin që e realizoi Dejvi Bregu.
Pesë minuta më pas, Tiago Nani, e realizoi golin e epërsisë 2:1.
Golin e tretë për tiranasit e shënoi Klevi Qefalija në minutën e 96-të.
Dinamo e Tiranës edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Shqipërisë. Egnatia është kampione në fuqi.