Sulmuesi Mirlind Daku do të paraqitet nga minuta e parë për Shqipërinë në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë. Ndeshja Shqipëri – Jordani nis nga ora 19:00 dhe luhet në “Air Albania” në Tiranë.
Daku në sulm do të përkrahet nga Arbër Hoxha në krahun e majtë dhe Jasir Asani në krahun e djathtë.
Në mesfushë do të paraqiten Nedim Bajrami, Juljan Shehu, Krisjtan Asllani, kurse katërshja e mbrojtjes do të udhëhiqet nga kapiteni Berat Gjimshiti.
Përkrah Gjimshitit do të jetë Enea Mihaj. Në krahun e djathtë do të luaj Ivan Balliu, derisa në anën e majtë të mbrojtjes Mario Mitaj.
Shqipëria të shtunën shënoi fitore të madhe ndaj Serbisë në Leskovc. Ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Shqipëria e fitoi 1:0 me gol të realizuar nga Rey Manaj.

Sylvinho i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e Hoxhës
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, është ndarë i kënaqur me fitoren kundër Jordanisë 4:2. “Jemi kënaqur me rezultatin e po ashtu edhe paraqitjen e lojtarëve. Kemi bërë disa ndryshime, por jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve.
Ai ka folur për paraqitjen e lojtarëve gjatë ndeshjes miqësore kundër Jordanisë. Ndër të tjera ka vlerësuar lart paraqitjen e Arbër Hoxhës.
“Hoxha është rritur si lojtar muajt e fundit. Është lojtar që para dhjetë ditësh kishte një lëndim të vogël, por kemi diskutuar dhe nuk ishte problem. Ai po rritet shumë dhe po paraqitet mirë si lojtar”, ka theksuar Sylvinho.
Hysaj për rekordin: Një nga momentet më të bukura të jetës time
Elseid Hysaj është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje te Kombëtarja e Shqipërisë.
Hysaj ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë e barazoi rekordin e Lorik Canës. Tashmë ka 94 paraqitje me “kuqezinjtë”.
Ai ndaj Jordanisë në lojë u inkuadrua nga minuta e 77-të.
“Ishte një nga momentet më të bukura të jetës time. Moment i bukur dhe besoj të gëzoj edhe momente tjera. Janë emocione që do t’i mbaj brenda zemrës time. Është gjithmonë bukur të luash për Shqipërinë. Ka momente të këqija dhe të bukura, por për kombëtaren gjithmonë duhet të jesh gati”, ka thënë Hysaj.
Shqipëria fiton “ndeshjen festive” ndaj Jordanisë
Pas fitores së madhe 1:0 kundër Serbisë të shtunën në Leskovc, Shqipëria, të martën mbrëma shënoi tjetër fitore për të kompletuar festën para ndeshjeve shumë të rëndësishme të nëntorit, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria arriti fitore me rezultat 4:2 kundër Jordanisë në miqësoren e luajtur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Pjesa e parë përfundoi baras, 1:1. Por në pjesën e dytë, Shqipëria realizoi tri gola për ta mbyllur grumbullin e këtij muaji me fitore 4:2.
Nazir Al Rashdan në minutën e 27-të kaloi Jordaninë në epërsi. Por pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Shqipëria e drejtuar nga trajneri brazilian, Sylvinho, shënoi golin e barazimit.
Në fakt, Shqipëria barazoi shifrat falë autogolit të futbollistit, Mo Abualnadi.
Sylvinho në pjesën e dytë bëri disa ndryshime. Në fushë fillimisht u inkuadruan Ylber Ramadani, Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi. Për dy të fundit ishte ndeshje debutuese me fanellën kuqezi.
Por pas hyrjes së Armando Brojës në vend të Mirlind Dakut në minutën e 61-të, loja e Shqipërisë ndryshoi plotësisht. Katër minuta pasi hyri në fushë, Broja, shënoi golin e epërsisë 2:1. Aistoi Kristian Aslllani.
Golin për 3:1 e shënoi Arbër Hoxha. Në të vërtetë ishte supergol nga Hoxha. Ai pranoi një top nga Nazmi Gripshi, u lirua nga një lojtar kundërshtar dhe me goditje të fortë nga distanca shënoi supergol në minutën e 75-të. Për futbollistin e Dinamo Zagrebit është goli i parë me fanellën kuqezi.
Sylvinho bëri dy zëvendësime tjera pas golit të tretë. Në fushë u inkuadruan Elseid Hysaj dhe Naser Aliji. Hysaj u prit me duartrokitje nga shikuesit e pranishëm në tribuna. Hysaj u bë lojtari me më së shumti paraqitje te Shqipëria. Me 94 paraqitje, kaloi Lorik Canën.
Broja pas golit të shënuar doli sërish në skenë. Pasi kaloi dy mbrojtës kundërshtarë, pasoi te Nedim Bajrami, i cili realizoi golin e katërt për Shqipërinë.
Kur pritej sinjalizimi i gjyqtarit për përfundimin e takimit, Shqipëria pësoi tjetër gol nga Jordania. Ishte goli i dytë në humbjen 4:2.
Golin e dytë për Jordanin e shënoi Ali Olwan në minutën e 90-të.
Me fitoren 1:0 ndaj Serbisë, Shqipëria ka bërë hap të madh drejt plejofit për kualifikim në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Zë vendin e dytë me 11 pikë në Grupin K.
Më 13 nëntor, Shqipëria e ka ndeshjen e parafundit. Luan në udhëtim ndaj Andorrës, kurse më 16 nëntor e pret në Tiranë favoriten e grupit, Anglinë.
Hysaj bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje te Shqipëria
Elseid Hysaj është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje te Kombëtarja e Shqipërisë.
Hysaj ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë e barazoi rekordin e Lorik Canës. Tashmë ka 94 paraqitje me “kuqezinjtë”.
Ai ndaj Jordanisë në lojë u inkuadrua nga minuta e 77-të.
Bajrami shënon me asistim të Brojës
Nedim Bajrami ka shënuar gol me asistim të sulmuesit Armando Broja.
Bajrami shënoi golin e katërt në minutën e 79-të të ndeshjes miqësore kundër Jordanisë.
Shqipëria po fiton 4:1.
Supergol nga Arbër Hoxha
Arbër Hoxha ka shënuar supergol në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.
Ai pranoi një top dhe me goditje të fuqishme shënoi supergol për epërsinë 3:1 të Shqipërisë.
Katër minuta pasi zëvendësoi Dakun, Broja shënon gol
Katër minuta pasi u inkuadrua në vend të Mirlind Dakut, sulmuesi Armando Broja shënoi golin e epërsisë 2:1 për Shqipërinë në miqësoren ndaj Jordanisë.
Broja në fushë u inkuadrua në minutën e 61-të, ndërsa me asistim të Nedim Bajramit shënoi golin për 2:1 në minutën e 65-të.
Mbyllet baras pjesa e parë e miqësores Shqipëri – Jordani
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë.
Kjo ndeshje miqësore është duke u zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë. Është ndeshja e dytë për Shqipërinë pas fitores së madhe kundër Serbisë të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Jordania kaloi në epërsi në minutën e 27-të nëpërmjet Nizar Al Rashdan, kurse pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë Shqipëria barazoi rezultatin falë autogolit të Mo Abualnadi.
Shqipëria befasohet nga Jordania
Shqipëria ka pësuar gol në “Air Albania” në Tiranë nga Jordania.
Golin e epërsisë për Jordaninë në ndeshjen miqësore e shënoi Nizar Al Rashdan në minutën e 27-të.