Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dembele flet për gjendjen fizike

Ousmane Dembele

Paris Saint-Germaini do të mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit dhe fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, në finalen e Ligës së Kampionëve. 

Finalja e Championsit mes PSG-së dhe Arsenalit luhet më 30 maj në Budapest të Hungarisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fundjavë, Dembele u lëndua dhe ishte në dyshim për të luajtur ndaj Arsenalit. 

“Do të luajë, nuk kam dyshim për këtë”, ka deklaruar Dembele të enjten për “RMC”. 

29-vjeçari tha se të dielën ndaj Paris FC, Dembele pësoi lëndim të lehtë. 

Dembele në gjysmëfinalet ndaj Bayern Munichut i shënoi tri gola. 

“Kam pasur shumë lëndime të tilla e të vogla në karrierë, e ndonjëherë edhe më serioze. Kështu që, doja të pushoja pak, sidomos pasi finalja është afër dhe nuk doja të rrezikoja”, ka thënë Dembele.