Dinamo Zagrebi ka fituar tjetër ndeshje në elitën e futbollit kroat, ndërsa kontribut dha sërish Arbër Hoxha.
Dinamo fitoi 2:0 të mërkurën mbrëma në udhëtim tek Istra, në ndeshjen e xhiros së 31-të.
Sulmuesi i Shqipërisë, Hoxha, kontribuoi me asistim në golin e dytë për Dion Beljon, në fundin e pjesës së parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxha u zëvendësua në minutën e 66-të.
Sulmuesi i krahut i ka gjashtë gola e pesë asistime në ndeshjet e këtij edicioni në Kroaci.
Dinamo i ka 73 pikë, 13 më shumë se Hajduku i Splitit. Deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe pesë xhiro.