Futboll

Dinamo në plejofin e Ligës së Konferencës, eliminoi klubin e madh kroat

Dinamo City

Dinamo e Tiranës ka arritur fitore të madhe të enjten në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, eliminoi klubin e madh kroat, Hajdukun e Splitit.

Dinamo eliminoi Hajdukun me fitoren 3:1 pas vazhdimeve.

Ndeshjen e parë në Split, Hajduku e kishte fituar 2:1, por Dinamo fitoi në Tiranë me shifrat 3:1 dhe siguroi kalimin në plejofin e Ligës së Konferencës, garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Baton Zabërgja shënoi golin e parë në minutën e 14-të, Eridon Qardaku në minutën e 109-të shënoi golin e dytë, kurse golin që ia siguroi kalimin tutje Dianmos e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 111-të.

Në plejof, Dianmo përballet me Jagiellonia të Polonisë.