Mallorca të martën prej orës 19:00 e pret Valencian në një tjetër ndeshje vendimtare në garën për mbetje në La Liga. Ndeshja e xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll do të jetë një tjetër mundësi për Vedat Muriqin që të shënoi gol.
Ai ka 21 gola tashmë, ndërsa synon edhe të tjerë për ta ndihmuar Mallorcan që të mbetet në elitën spanjolle. Shënoi apo jo, Muriqi do të jetë në qendër të vëmendjes në stadiumin e Mallorcas.
Mallorca ka organizuar “Ditën e Piratëve” për të festuar momentin historik, përkatësisht suksesin e Muriqit është bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës në La Liga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për të shënuar këtë, anëtarëve të tifozëve të ‘Grada Infern 1916’ do t’u jepet nga një kapelë pirati për të krijuar atmosferë të veçantë në një ditë të veçantë”, ka njoftuar Mallorca. Do të ketë edhe organizime të tjera nga Mallorca në ndeshjen e rëndësishme me Valencian.
Për të dy skuadrat pikët janë me vlerë të madhe. Mallorca është e 15-ta me 34 pikë. Valencia është e 14-ta me 35 pikë.
Te Valencia kanë pranuar se rreziku më i madh vjen nga kosovari.
“Mallorca nuk është vetëm Muriqi, ndonëse statistikat flasin vet për atë si sulmues. Ai është lojtari shënjestër dhe është i rrezikshëm. Do të mundohemi ta mbajmë larg nga zona dhe larg nga loja”, ka thënë trajneri i Valencias, Carlos Corberan.
Mallorca është në pozitë solide për të siguruar mbetjen në La Liga, kryesisht falë golave të 31-vjeçarit Muriqi.
“Unë e respektoj fiziologjinë e aplikuar në sport, por nuk kam frikë nga mosha. Për mua, një lojtar 38-vjeçar mund të luajë po aq mirë sa një 18-vjeçar, nëse tregon se ende është në formën më të mirë. Me Muriqin duhet të menaxhojmë këtë, sepse ai ka grumbulluar ndeshje, lëndime dhe kërkesa. Ai meriton njohje nga klubi dhe tifozët. Me 55 gola ai e kaloi Samuel Eto’n. Jemi shumë të lumtur që e kemi dhe shpresojmë se ai do të ketë dëshirën për t’u përmirësuar dhe për të synuar 27 golat Guizas”, ka thënë trajneri i Mallorcas, argjentinasi Martin Demichelis.
Dani Guiza e mban rekordin për më së shumti gola për Mallorcan në një edicion të La Ligas. Ai kishte shënuar 27 gola në edicionin 2007/08, kur ishte edhe realizatori më i mirë në La Liga. Muriqi është në rrugë të mirë për ta thyer edhe këtë rekord.