Futboll

Dita më e keqe dhe ditët më të mira të Granit Xhakës

Xhaka

Pak pas orës nëntë të mbrëmjes së të hënës, Granit Xhaka shënoi golin e tij të parë si kapiten i Sunderlandit dhe festoi me rrëshqitje me gju në cep të fushës së “Stadium of Light”. 

Ky ishte një tjetër hap i shkëlqyer në karrierën profesionale të 33-vjeçarit me fanellën numër 34 të Sunderlandit.

Pak pas orës nëntë të mëngjesit të së martës, Xhaka ishte në qendrën stërvitore të klubit duke folur për këtë moment. Goli i tij i barazimit kundër Evertonit e ngriti Sunderlandin në vendin e katërt në Premier League.

Në të dyja situatat Xhaka mbërriti pikërisht në kohë – saktësia është një nga gjërat pozitive të tij.
Sunderlandi, i rikthyer në Premier League, me 18 pikë nga 10 ndeshje, i ka befasuar të gjithë. Dhe të shtunën ata presin liderin, Arsenalin.

Lidhja e Xhakës me Sunderlandin është e re dhe në rritje. Marrëdhënia e tij me Arsenalin është e vendosur prej kohësh, megjithëse e ndërlikuar. Shtatë sezone të luhatshme me “Topçinjtë”, Xhaka do të jetë në qendër të vëmendjes.

“Dua të them, të gjithë e dinë që Arsenali është në zemrën time”, thotë ai. “Të isha në klubin e futbollit për shtat vjet ishte e veçantë”.

Xhaka ishte ulur në katin e poshtëm të qendrës së Sunderlandit, përballë derës prej xhami. Doli të ishte një vend i përshtatshëm. 

“Është gjithmonë e veçantë të shënosh golin e parë për një klub të ri”, shtoi ai duke qeshur. 

“Nuk mendoj se Sunderlandi më solli këtu për të shënuar në çdo ndeshje”.

Xhaka kujton fillimin e tij te Sunderlandi.

“Unë besoj te hapat e parë dhe kur bën hapat e parë në dhomën e zhveshjes, duhet të kesh një ndjenjë pozitive. E ndjeva. Hapat e parë janë të rëndësishëm. Nëse dikush do të na thoshte se do të ishim këtu me 18 pikë, do të qeshnin. Por ne e dinim se çfarë po ndërton klubi, çfarë kërkon. Atje ku jemi, e meritojmë”, thotë Xhaka.

Siç thotë ai, përshtypjet e para kanë rëndësi për Xhakën. Ai flet për kohën kur si 17-vjeçar te Baseli në Zvicër, vendlindja e tij, ishte me sy kah ekipi parë. Flet për Mikel Artetën në ditën e parë si trajner i Arsenalit në dhjetor 2019.

“Nuk do ta harroj kurrë ditën e parë kur erdhi Mikel”, thotë Xhaka.

“Në fushën stërvitore kishim një dhomë të madhe dhe kishte karrige kudo – kaos. Ai na çoi në këtë dhomë dhe tha ‘djem, nga jashtë dukeni kështu. Kaos’. Kështu të gjithë morën nga një karrige dhe i vendosëm në vendin e duhur. Pastaj ai tha se ‘dua që të jeni kështu çdo ditë’”.

Xhaka ka kontakt të ngushtë me Artetën, një figurë që kishte ndikim pozitiv duke ia ndryshuar karrierën dhe jetën. Xhaka luajti 297 ndeshje për Arsenalin dhe ishte pjesë e shumë ndeshjeve historike gjatë shtatë vjetëve të tij në klub. 

Ai ishte transferuar nga Arsene Wenger në vitin 2016, në moshën 23-vjeçare. Zvicerani luajti në ndeshjen e fundit të Wenderit, të parën e Unai Emeryt, të parën nën drejtimin e Artetas, dy finale të fituara të Kupës FA dhe një finale të Ligës së Evropës të humbur.

Megjithatë për disa tifozë të Aresenalit dhe shikuesve neutralë, vitet e Xhakës te Arsenalin janë të distiluara në një turbullirë kartonësh të kuq dhe të verdhë. 

Në fakt, pas dy kartonëve të kuq në sezonin 2017/2017, në tetor 2019, kur ai u zëvendësua nga Emery nën fishkëllimat e tifozëve gjatë barazimit 2:2 në shtëpi kundër Crystal Palace.

Xhaka shtrëngoi veshët ndërsa turma shprehu pakënaqësi për sjelljen e tij, që hoqi shiritin e kapitenit nga krahu, pastaj fanellën dhe eci drejt tunelit. 

Ai ishte kapiten i Arsenalit vetëm për katër javë. Pas një votimi nga lojtarët, vendimi ishte marrë më herët, por njoftimi u bë në ditëlindjen e 27-të të Xhakës. Emery e hoqi simbolin autoritar. Zhurma rreth Xhakës ishte në kulmin e saj. Ai humbi pesë ndeshjet e ardhshme, asnjëra prej të cilave nuk u fitua.
Emery e kishte kthyer Xhakën në fund të nëntorit për ndeshjen në shtëpi kundër Eintracht Franfurtit në Ligën e Evropës. Arsenali humbi sërish. Të nesërmen, Emery ishte shkarkuar.

Xhaka ende e kishte planin për largim gjatë janarit2020, por erdhi Arteta. Pasuan diskutime inkurajuese. Xhaka shpjegon se çfarë kishte ndodhur më pas.

“Oas një keqkuptimi...”, thotë ai. “E quaj një keqkuptim midis meje dhe tifozëve”.

Me siguri ishte edhe më e madhe se kaq?

“Ishte më e madhe se kaq, absolutisht, me siguri. Nuk kam nevojë të gënjej për këtë. Të gjithë e dinë historinë. Ende nuk e di se çfarë saktësisht ndodhi atë ditë dhe pse, le ta themi këtë”. “Kur erdhi Arteta, ai pati një bisedë shumë të hapur me mua. Bagazhi im ishte gati. Isha gati të largohesha. Tashmë kisha një kontratë në tavolinë nga një klub tjetër futbolli. Por Mikeli pati dy biseda më mua dhe më bindi të qëndroja, të më jepte një rast tjetër. Ai donte të më tregonte se isha në vendin e duhur. Që nga ajo ditë kam pasur ndjesinë se çdo fjalë që më tha në këtë bisedë të parë ishte tamam ashtu siç tha ai. Kjo është arsyeja pse them se në vitin 2019, kur erdhi Mikeli më ndryshoi plotësisht – si në aspektin njerëzor, në fushë dhe jashtë saj”.

Ekziston një skenar, ku Arteta nuk do të kishte biseduar, Xhaka largohet nga Londra veriore mes përbuzjes, zhduket, nuk i bashkohet Leverkusenit, nuk fiton titullin e parë të klubit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Dhe nuk i bashkohet Sunderlandit si lojtar me 141 ndeshje për Zvicrën dhe i përfshirë në mesin e 20 më të mirëve në garën për “Topin e Artë 2024”.

“Mund të kishte shkuar ndryshe, por në vend që të shkonte keq, unë u ngrita lart – me ndihmën e familjes sime, klubit, Mikelit dhe shokëve të ekipit. I vetëm? Siç thashë edhe më herët, nuk ka gjasa”.

Xhaka u largua mes duartrokitjeve nga Arsenali pas edicionit 2022/2023. Ekipi fitoi 84 pikë, dhe nëntë ndeshje pa përfunduar ai sezon, kishte një epërsi prej tetë pikësh ndaj Manchester Cityt.

“Dhe ne humbëm mundësinë për t’u bërë kampion”, thotë ai. “Por çdo vit Arteta bënte gjëra të reja, çdo vit ai sjell diçka. Dhe nëse i shikoni në këto 10 ndeshjet e para të këtij sezoni, ata duken shumë të qëndrueshëm me dhe pa top. Nuk jam i befasuar, e di se si funksionojnë”.

Xhaka nuk është përballur me Arsenalin në ndeshje garuese që nga largimi i tij në vitin 2023.

“E shtuna do të jetë e veçantë, me siguri, sepse tani jam në anën tjetër, kundër tyre për herë të parë. Le të shohim çfarë do të ndodhë”.

Kur Arsenali të paraqitet për herë të parë në Sunderland që nga viti 2016, do të priten nga kapiteni Xhaka. Lidershipi, aq shpesh i dyshuar te Arsenali, i është besuar atij te Sunderland, megjithëse ai thekson se detyra dhe besimi iu dhanë në një moshë të re.

“Isha kapiten në fëmijërinë time”, thotë Xhaka. “Por nuk pata një karrierë të lehtë si i ri. Nuk isha kurrë personi që më shikonin si futbollist profesionist. Në gjeneratën time, gjithmonë kishte lojtarë përpara meje. Isha shumë i dobët, shumë i vogël. Por pastaj bëra një hap të madh kur isha rreth 16 vjeç dhe fitova Kupën e Botës për grupmoshën U17 me Zvicrën në vitin 2009. Kjo ishte dera e parë e hapur për mua. Fitova shansin në ekipin e parë në Basel. Dhe pas kësaj, hap pas hapi”.

Gjatë rrugës Xhaka është takuar me shumë kapitenë të llojeve të ndryshme dhe tifozët e Arsenalit do të habiten kur të dëgjojnë emrin e atij që ai e vlerëson më shumë. 

“Pata privilegjin të luaja nën drejtimin e shumë kapitenëve të mirë, por, nëse mund të them një, është Stephan Lichtsteiner”.

Te Sunderland trajneri Regis Le Bris dhe lojtarë të ndryshëm e cilësojnë Xhakën si një “trajner i dytë” dhe “trajner në fushë”. 

Ai po merr certifikatat e tij të trajnerit përmes Federatës së Futbollit të Anglisë dhe tashmë ka licencat “B” dhe “A”. 

“Nuk dua të jem ‘trajneri i dytë’ apo diçka e tillë. Unë jam ende lojtar. Por sigurisht që përpiqem ta ndihmoj ekipin me përvojën time çdo ditë.

Entuziazmi i Xhakës për Sunderlandin është i dukshëm.

Sfida e Arsenalit për titullin e Premier Leagues është reale. Optimizmi i Sunderlandit për mbijetesë është real. Ndikimi i Granit Xhakës është real.