Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e dytë

Dortmund

Dortmundi ka fituar përballë Eintracht Frankfurtit dhe do ta mbyll kampionatin në pozitën e dytë, prapa kampionit, Bayern Munichut. 

Dortmundi fitoi 3:2 ndaj Frankfurtit të premten mbrëma, në ndeshjen e parafundit të Bundesligës për këtë edicion. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte edhe ndeshja e fundit e qendërmbrojtësit Niklas Sule, i cili do të pensionohet në fund të sezonit.

Ai u inkuadrua në minutën e 88-të, në ndeshjen e fundit para tifozëve të zjarrtë “verdhezi”. 

Serhou Guirsasy, Nico Schlotterbeck dhe Samuele Inacio shënuan për Dortmundin, kurse Can Yilmaz Uzun dhe Jonathan Burkardt për Frankfurtin. 

Dortmundi i ka 70 pikë në vendin e dytë, kurse Frankfurti bën hap të gabuar në luftën për një vend që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.