Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, është kthyer te fitorja në Superligë.
Drita mposhti 2:1 skuadrën e Dukagjinit të mërkurën në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita është në vendi ne dytë me 45 pikë, sa ka edhe lideri Ballkani. Dukagjini është i gjashti me 33 pikë.
Besnik Krasniqi shënoi me kokë në minutën e 18-të golin e epërsisë 1:0.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Dukagjini barazoi rezultatin në 1:1.
Golin e barazimit e shënoi Hekuran Berisha.
Fitoren kampiones ia siguroi Veton Tusha.
