Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Prishtina e Re 0:1 Ballkani

Drita 2:1 Dukagjini

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi 2:3 Gjilani

Drita kthehet te fitorja

2 o. më parë / 18 mar 2026 15:02
Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, është kthyer te fitorja në Superligë.

Drita mposhti 2:1 skuadrën e Dukagjinit të mërkurën në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Drita është në vendi ne dytë me 45 pikë, sa ka edhe lideri Ballkani. Dukagjini është i gjashti me 33 pikë.

Besnik Krasniqi shënoi me kokë në minutën e 18-të golin e epërsisë 1:0.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Dukagjini barazoi rezultatin në 1:1.

Golin e barazimit e shënoi Hekuran Berisha.

Fitoren kampiones ia siguroi Veton Tusha.

Gjilani fiton dhe ngrihet në vendin e tretë

2 o. më parë / 18 mar 2026 14:59
Gjilani

Me fitoren 3:2 të mërkurën ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”, Gjilani është ngritur në pozitën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja Llapi – Gjilani i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani është gjashtë pikë prapa Ballkanit e Dritës që mbajnë pozitat një dhe dy.

Nga pozita e tretë në pozitën e katërt ka rënë Prishtina me 38 pikë.

Ndeshja ishte dramatike deri në fund.

Gjilani në minutën e dhjetë e shënoi golin e epërsisë 1:0 nëpërmjet Oltion Bilallit.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë Edon Sadriu shënoi golin e barazimit 1:1.

Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq.

Ai ishte i saktë në minutën e 54-t nga penalltia të cilën e siguroi vet pas një dueli me Bujar Idrizin e Llapit, që zë vendin e shtatë me 29 pikë. 29 pikë i ka edhe Ferizaj.

Gjilani më pas shënoi edhe golin e tretë. Golin për 3:1 e shënoi e shënoi Blerind Morina në minutën e 71-të. Ishte supergol nga Blerind Morina.

Llapi deri në fund të ndeshjes arriti t’i shënoj edhe një gol Gjilanit.

Golin për 3:2 nga penalltia e shënoi Muhamet Hyseni në minutë ne 82-të.

Penalltinë e shkaktoi Lorik Boshnjaku. Ai preku topin me dorë në zonë.

Lideri fiton me rezultat minimal ndaj skuadrës së fundit në tabelë

2 o. më parë / 18 mar 2026 14:55
Ballkani

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, ka fituar me rezultat minimal ndaj Prishtinës së Re, që zë vendi ne fundit në tabelë me 23 pikë.

Fitoren skuadra e Ballkanit e shënoi Blerat Tolaj.

Tolaj shënoi golin e fitores në minutën e 68-të.

Ballkani është në vendi ne parë me 45 pikë, sa ka edhe Drita.

Në vendin e tretë është ngritur Gjilani me 39 pikë, kurse Prishtina zë vendin e katërt me 38 pikë.

Llapi shënon golin e dytë ndaj Gjilanit

2 o. më parë / 18 mar 2026 14:43
Llapi

Llapi ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Gjilanit. Golin për 3:2 nga penalltia e shënoi Muhamet Hyseni në minutë ne 82-të.

Penalltinë e shkaktoi Lorik Boshnjaku. Ai preku topin me dorë në zonë.

Gjilani i afrohet fitores ndaj Llapit

3 o. më parë / 18 mar 2026 14:32
Gjilani

Gjilani ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Llapit në Podujevë.

Golin për 3:1 e shënoi e shënoi Blerind Morina në minutën e 71-të. Ishte supergol nga Blerind Morina.

Zhbllokohet rezultati në ndeshjen Prishtina e Re – Ballkani

3 o. më parë / 18 mar 2026 14:28
Ballkani

Bleart Tolaj ka kaluar në epërsi 1:0 skuadrën e tij Ballkanin në ndeshjen kundër Prishtinës së Re.

Tolaj shënoi golin për 1:0 në minutën e 68-të.

Drita rikthen epërsinë, shënon Tusha

3 o. më parë / 18 mar 2026 14:22
Drita

Drita ka shënuar golin e dytë ndaj Dukagjinit të Klinës.

Golin e epërsisë së dytë të Dritës e shënoi Veton Tusha. Tusha golin për 2:1 e shënoi me kokë në minutën e 63-të.

Gjilani sërish në epërsi ndaj Llapit

3 o. më parë / 18 mar 2026 14:15
Gjilani

Gjilani ka shënuar golin e dytë ndaj Llapit.

Golin për 2:1 për gjilanasit e shënoi sulmuesi Senad Jaroviq.

Ai ishte i saktë në minutën e 54-t nga penalltia të cilën e siguroi vet pas një dueli me Bujar Idrizin e Llapit.

Mbyllen baras pjesët e para të xhiros së 25-të

3 o. më parë / 18 mar 2026 13:50
ballkani

Kanë përfunduar baras pjesët e para të tei ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës në futboll.

Drita luajti në pjesën e parë 1:1 me Dukagjinin. 1:1 përfundoi edhe pjesa e parë e ndesjes Llapi - Gjilani.

Prishtina e Re - Ballkani nuk dha gola gjatë pjesës së parë.

Llapi barazon rezultatin, shënon Sadriu

3 o. më parë / 18 mar 2026 13:45
Llapi

Edon Sadriu në minutën e 41-të shënoi golin e barazimit 1:1 për Llapin ndaj Gjilanit.

Barazohet rezultati në Gjilan

3 o. më parë / 18 mar 2026 13:43
Dukagjini

Dukagjini ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Dritës.

Golin e barazimit e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 40-të.

Drita shënon golin e parë

4 o. më parë / 18 mar 2026 13:22
Drita

Besnik Krasniqi ka shënuar gol me kokë në ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Ai realizoi për 1:0 në minutën e 18-të.

Ndeshja po luhet në Gjilan.

Gjilani në epërsi ndaj Llapit

4 o. më parë / 18 mar 2026 13:14
SC Gjilani

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në Podujevë.

Golin për Gjilanin në minutën e dhjetë e shënoi Oltion Bilalli.