Drita ka mësuar edhe kundërshtarët potencialë nëse eliminohet nga FCSB në Ligën e Evropës.
Në rast të eliminimit, skuadra gjilanase do të luajë në plejofin e Ligës së Konferencës. Dhe përballë do ta ketë Differdangen apo Levadian.
Differdange është nga Luksemburg, ndërsa Levadia nga Estonia.
Drita e ka eliminuar Differdangen në raundin e parë kualifikues të Championsit.