Futboll

Drita shënon edhe golin e dytë

drita

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Prishtinës së Re.

Kristal Abazaj realizoi për 2:0 në minutën e 53-të, pas topit të kthyer.

Fillimisht Ben Zidane tentoi të shënonte, por gjuajtjen e tij e priti portieri kundërshtar. Në topin e kthyer i pagabueshëm ishte Abazaj.


Mbyllet pjesa e parë, Drita në epërsi

Me rezultatin 1:0 në të mirë të Dritës është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes në udhëtim te Prishtina e Re.

Golin që u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, e shënoi kapiteni Rron Broja në minutë.


Drita në epërsi

Rron Broja e ka kaluar Dritën në epërsi në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, dhe është i pari pas ndeshjeve të përfaqësueseve në këtë muaj .

Ndeshja që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, u zhbllokua në minutën e 21-të.

Egzon Bejtullai e qëlloi topin me kokë pas goditjes nga këndi, ndërsa në vijën e portës në rrjetë e shtyu Broja, kapiteni i ekipit.

Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.

Drita nuk gabon me Prishtinën e Re

3 j. më parë / 22 nën 2025 14:54
Drita

Drita nuk ka gabuar në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan ka fituar përballë Prishtinë së Re me rezultatin 2:0.

Golat e fitores i realizuan kapiteni Rron Broja në minutën e 21-të, dhe Kristal Abazaj që shënoi në minutën e 53-të.

Për Dritën ishte fitorja e dytë rresht, ndërsa Prishtina e Re mbetet pa fitore prej 14 shtatorit.

Drita, që e ka një ndeshje më pak te luajtur, ka 23 pikë në 13 ndeshje.

Prishtina e Re në vendin e fundit mbetet me nëntë pikë në 14 ndeshje të luajtura.