Kampionia e edicionit aktual, Drita, nuk e ka fituar ndeshjen e xhiros së 33-të ndaj Ballkanit në udhëtim.
Ballafaqimi që u luajt në stadiumin me bar sintetik në Suharekë u mbyll baras, 1:1.
Suharekasit e mbyllën ndeshjen me dy futbollistë më pak në fushë, por këtë nuk e shfrytëzoi Drita.
Sunday Adetunji shënoi për 1:0 në minutën e 16-të për Ballkanin, ndërsa Eris Abedini u përjashtua nga loja në minutën e 21-të.
Adetunji ka 18 gola në edicionin aktual të Superligës dhe është golashënuesi më i mirë aktualisht, me një më shumë se Mevlan Zeka i Suharekës.
Në minutën e 32-të, Besnik Krasniqi i Dritës e barazoi rezultatin në 1:1. Për mbrojtësin e krahut të djathtë ishte goli i nëntë sezonal.
Goli i tij edhe e vendosi sfidën.
Dy minuta para fundit, Ballkanit iu përjashtua edhe një lojtar tjetër.
Drita e fitoi titullin e katërt të dielën pas fitores 1:0 ndaj Llapit. Ndërkohë, lojtarët e Ballkanit nuk ia krijuan korridorin e nderit të enjten.
Drita e para ka 70 pikë, ndërsa Ballkani i dyti ka 58 pikë.
Deri në fund të kampionatit elitar të Kosovës kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.
Dy gola e një karton i kuq në Suharekë
Drita e fitoi titullin e kampionit në fundjavë pas fitores ndaj Llapit, por të enjten në Suharekë në duelin ndaj Ballkanit, po zhvillon ndeshje shumë të fortë.
Rezultati i pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 33-të është 1:1.
Sunday Adetunji e realizoi golin për 1:0 në të mirë të Ballkanit në minutën e 16-të.
Adetunji është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligë me 18 gola, një më shumë se Mevlan Zeka i Suharekës.
Nga minuta e 21-të, Ballkani mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi mesfushori Eris Abedini u përjashtua nga loja me të kuq.
Këtë e shfrytëzoi kampionia e katërfishtë e Kosovës, Drita, që i barazoi shifrat me Besnik Krasniqin. Mbrojtësi i krahut të djathtë realizoi në minutën e 32-të për 1:1. Krasniqi ka nëntë gola në edicionin aktual.
