Futboll

Dy legjenda holandeze vizitojnë Shqipërinë para ndeshjes ndaj Serbisë

Arie Haan sylvinho

Dy legjendat e futbollit të Holandës, Arie Haan dhe Ruud Krol, kanë vizituar futbollistët e Shqipërisë në stërvitjen e radhës përgatitore për ndeshjen kundër Serbisë. Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet në Leskovc të shtunën nga ora 20:45. Ky duel i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Gjatë bashkëbisedimit, Arie Haan dhe Ruud Krol i uruan trajnerit Sylvinho dhe lojtarëve suksese në sfida e tetorit dhe në kualifikueset e Botërorit 2026. Gjithashtu, ata patën mundësi të vizitonin ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe të njihen me muzeun e futbollit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Haan 76-vjeçar për Holandën ka luajtur 35 ndeshje, kurse Krol 83 paraqitje. Të dy ishin pjesë e Ajaxit të famshëm. Krol luajti për Ajaxin 339 ndeshje nga viti 1968 deri në vitin 1980, derisa Haan nga viti 1969 deri në vitin 1975 i zhvilloi 132 ndeshje.