Tyson Fury është kthyer në boksin profesionist me fitore me pikë ndaj Arslanbek Makhmudovit.
Boksieri britanik fitoi të shtunën në mbrëmje, në meçin që u zhvillua në stadiumin e Tottenhamit në Londër.
Menjëherë pas triumfit, Fury ka kërkuar që meçin e radhës ta zhvillojë përballë rivalit të kamotshëm, Anthony Joshua.
37-vjeçari Fury, i cili u kthye nga pensionimi sërish, pas 15 muajsh, nuk ishte në formën më të mirë fizike. Por kishte mjaftueshëm mençuri dhe teknikë për ta pasur në kontroll meçin që zgjati 12 raunde, e që thuajse në tërësi i takoi atij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFury, megjithatë kishte kujdes nga disa goditje të rrezikshme të boksierit rus, Makhmadov, të cilin Fury e mposhti me pikë, 120:108, 120:108 dhe 119:109.
Para se të lexohej rezultati, Fury iu drejtua Joshuas, i cili nuk u fut në ring.
“Të sfidoj, Anthony Joshua, të luftosh me mua tani. A pranon?”, ka thënë Fury.
Joshua iu përgjigj më pas.
“Të kam goditur kur ishim fëmijë dhe do të godas sërish. Nuk mund të më tregosh ti mua se çfarë të bëj, të kam ndjekur për 10 vjet. Unë jam shefi, ti punon për mua. Unë jam pronari, ti je punëtor i imi”.
Fury nuk e la pa iu kundërpërgjigjur.
“Ti je i radhës. Do të rrëzohesh. Besoje këtë”.
Një meç i tillë që ishte dashur të ndodhte kur të dy ishin në kulmin e karrierës, mund të bëhet realitet tani.
Në meçin e parë që prej humbjeve rresht nga ukrainasi Oleksandr Usyk, mbreti i ri i kategorisë së rëndë në boks, Fury tani ka 35 fitore, dy humbje dhe një barazim. Për 36-vjeçarin Makhmudov, ishte humbja e tretë në 24 meçe.