Michael Carrick do të emërohet trajner i Manchester Unitedit. Carrick do ta marrë përkohësisht drejtimin e “Djajve të Kuq”, deri në fund të edicionit 2025/26.
Lajmin e bëri të ditur të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-mesfushori, Carrick, arriti marrëveshje të hënën mbrëma, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme.
Steve Holland, Jonathan Woodgate, Jonny Evans dhe Travis Binnion do të jenë gjithashtu pjesë e shtabit teknik në krye me Carrickun.
Ndeshja e parë e Carrickut si trajner i Unitedit do të jetë të shtunën kundër Manchester Cityt në “Old Trafford”.
Anglezi Carrick do ta zëvendësojë Ruben Amorimin i cili u shkarkua ditë më parë nga posti i trajnerit.
44-vjeçari Carrick së fundi e drejtoi skuadrën e Middlesbroughit nga viti 2022 deri në muajin qershor të vitit të kaluar. Ai edhe më herët ka ushtruar detyrën e trajnerit të përkohshëm te “Djajtë e Kuq” për një muaj gjatë vitit 2021. Ndërsa ka qenë edhe për disa vjet ndihmës trajner.
44-vjeçari Carrick ka qenë futbollistë shumë i njohur tek Unitedi.