Futboll

Edicioni i ri i futbollit nis në mes të gushtit

ffk

Edicioni i ri i futbollit kosovar do të nis në mesin e muajit gusht, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit e Kosovës. FFK-ja njoftoi se edicioni 2025/26 i Superligës dhe Ligës së Parë do të nis më gusht.

Liga e Parë do t’i ketë 18 skuadra dhe jo dy grupe nga 10 skuadra.

“Pjesë e elitës së futbollit do të jenë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat ishin kampione në grupet e tyre respektive në Ligën e Parë. Të rikujtojmë se Liga e Parë në këtë edicion do të funksionojë si ligë unike, me 18 skuadra”, ka shkruar FFK-ja në njoftim.