Egnatia e Rrogozhinës, kampionia në fuqi e Shqipërisë, ka marrë rezultat pozitiv në udhëtim te Olimpija e Lubjanës.
Ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës e zhvilluar të enjten mbrëma në Lubjanë, u mbyll baras, 0:0.
Ndeshja e radhës zhvillohet në javën e ardhshme.
Fituesi i këtij dueli luan me humbësin e ndeshjes Lincolnd Red Imps – Noah të rrethit të tretë të Ligës së Evropës.