Trajneri i Clujit, Daniel Pancu, ka zbuluar se ndarja me Lindon Emërllahun ishte jashtëzakonisht emocionuese, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.
Emërllahu u largua nga Cluji për t’u transferuar në Ukrainë te skuadra Polissya Zhytomyr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPancu në një intervistë për “Digi Sport” ka deklaruar se Emërllahu ka shpërthyer në lot pas largimit nga Cluji.
“Emërllahu u largua, dhe ka edhe disa lojtarë që nuk jemi shumë të kënaqur me ta. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Emërllahu na la me lot në sy, një tregues i karakterit të tij të jashtëzakonshëm. Nuk di asgjë për situatën e lojtarëve, kush po largohet dhe kush po vjen”, ka thënë 48-vjeçari Pancu.
Emërllahu është vlerësuar shumë në futbollin rumun. Ai ishte prej mesfushorëve kryesor të Clujit.
Reprezentuesi i Kosovës me skuadrën Polissya Zhytomyr ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Në 41 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Clujit, Emërllahu kontribuoi me gjashtë gola dhe tri asistime. E fitoi edhe Kupën e Rumanisë.