Eris Abedini është larguar nga skuadra e Ballkanit. Lajmin për largimin e Abedinit e ka bërë të ditur të martën mbrëma klubi suharekas. “Duam ta falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe energjinë e tij në fushë, ai ka dhënë një ndihmesë të çmuar për skuadrën tonë.
Para se t’i bashkohej Ballkanit në korrik të vitit të kaluar, Abedini karrierë kishte bërë te
Xamaxi, Winterthurin, Chiasson, Wilin, Luganon. Ishte edhe te Granada në Spanjë, por nuk depërtoi në ekipin e parë. Ish-kapiteni i Kosovës U21, e ka edhe një paraqitje për të rriturit e Kosovës.