Skuadra e madhe turke, Fenerbahçe, ka fituar përballë ekipit të njohur të Bundesligës gjermane, Stuttgart.
Ndeshjen e tretë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, Fenerbahçe e fitoi 1:0, me golin që e shënoi sulmuesi Kerem Akturkoglu, në minutën e 34-t.
Ai realizoi nga penalltia.
Fenerbahçe pas tri ndeshjeve ka gjashtë pikë, derisa Stuttgarti mbetet me tri pikë.