Futboll

Ferizaj e prezanton Sahitin

Suad Sahiti

Ferizaj e ka prezantuar edhe një përforcim për vazhdim të garës në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesë e këtij klubi është bërë sulmuesi Suad Sahiti. Ai ka përvojë në Kroaci, Poloni, Bullgari e Kosovë.

30-vjeçari së fundi ishte te Feronikeli 74. Gjatë karrierës ka ndryshuar skuadra të shumta. E ka edhe një paraqitje për Kosovën.

“Me energji, përkushtim dhe eksperiencë ndërkombëtare, jemi të bindur se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë”, ka shkruar Ferizaj.