Pas pesë humbjeve rresht, Ferizaj e ka fituar ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll dhe ia ka shkaktuar Drenicës disfatën e dytë të njëpasnjëshme.
Të dielën në stadiumin e qytetit në Ferizaj, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede fitoi ndaj Drenicës, 2:0.
Është edhe debutim me fitore për Deden, i cili e zëvendësoi në postin e trajnerit Arsim Abazin.
Valmir Nafiu e shënoi golin për 1:0 në minutën e 27-të.
Futbollisti 31-vjeçar i krahut, ishte i saktë në goditjen nga 11-metërshi.
Në minutën e gjashtë të kohës shtesë realizoi edhe mesfushori Donart Llabjani, që në lojë hyri si zëvendësues.
Ferizaj, që kishte dy fitore në dy xhirot e para të kampionatit, ngjitet në pozitën e shtatë me nëntë pikë.
Drenica mbetet në vendin e katërt me 11 pikë.
Renditja mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati i ndeshjes që luhet të hënën mes Gjilanit dhe Dritës.
Drita në vendin e tetë ka tetë pikë nga shtatë ndeshje, ndërsa Gjilani i fundit ka shtatë pikë, aq sa ka edhe Prishtina e Re në pozitën e nëntë, përkatësisht të parafundit.
Ferizaj në epërsi pas pjesës së parë
Skuadra e Ferizaj e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Drenicës. Valmir Nafiu nga penalltia në minutën e 27-të realizoi për 1:0.
Ndeshja i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Ferizaj në epërsi
Skuadra e Ferizajt ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.
Golin e epërsisë për Ferizajn e realizoi Valmir Nafiu nga penalltia në minutën e 27-të.
Ndeshja i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.