Mesfushori Bruno Fernandes ka shprehur dëshirën që ai dhe bashkëlojtarët ta ndihmojnë Cristiano Ronaldon ta fitojë Kupën e Botës në këtë verë.
41-vjeçari do të vendos rekord për paraqitjen e gjashtë në një Botëror, të fundit në kaptinën e tij madhore si futbollist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ta fitojmë Botërorin në paraqitjen e fundit të Ronaldos do të ishte e shkëlqyeshme. Shpresoj që kjo të ndodh, jo vetëm për Portugalinë, por për çdo gjë që Cristiano i ka dhënë futbollit dhe botës”, ka deklaruar mesfushori dhe kapiteni portugez i Manchester Unitedit, në intervistën dhënë për Wayne Rooneyn në BBC.
Ronaldo, që konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori, nuk e ka fituar Kupën e Botës. Ai i ka 143 gola me Portugalinë.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte pjesë e Portugalisë që triumfoi në Evropianin e vitit 2016.
Ronaldo me Portugalinë e ka fituar dy herë Ligën e Kombeve.
Portugalia e nis Grupin K të Botërorit më 17 qershor, kundër Republikës Demokratike të Kongos. Në grup janë edhe Uzbekistani dhe Kolumbia.
Kupa e Botës nis më 11 qershor dhe mbaron më 19 korrik. Organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.