Është bërë i ditur emri i klubit ku do të transferohet mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Feta Fetai.
Fetai është shumë afër transferimit te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Sharjah, shkruan të martën “Transferfeed”. Negociatat mes dy klubeve janë afër finalizimit.
Më herët është raportuar se Fetai është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe me stafin teknik të klubit kroat. 20-vjeçari Fetai pjesë e Lokomotivës së Zagrebit është nga viti 2023.
Ai te Lokomotiva ishte transferuar nga Rabotniçki i Shkupit për 150 mijë euro.
Fetai me Lokomotivën ka zhvilluar 55 ndeshje dhe ka kontribuar me një asistim.
Ai është paraqitur në gjashtë ndeshje për Kombëtaren U21 të Shqipërisë. Ishte ftuar edhe në Kombëtaren A.